Mapo Letrare

Në studion e piktorit Sefedin Stafa





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 22/02/20 |
Nga Mark Simoni

Gazeta MAPO donte te ishte me prezente ne studion tuaj, qe krijimet tuaja te kene nje raport njohjeje me admiruesit e piktures.


Ne radhe te pare une ju falenderoj ju Z. Mark dhe gazeten tuaj, per misionin e vyer te perhapjes se kultures, se ne do te shkaterrosh nje komb lere ne erresire, te mos njohin kulturen e vendit te tij ne radhe te pare gjuhen, letërsinë, poezine, muziken, teatrin, skulpturen, pikturen, trashegimine e zakoneve, veshjeve popullore e qytetare e te tjera duke i lene ato pa nje filter shkencor, ku ne emer te lirise cfaredo eshte art e kulture e studimit e njohjes se tyre e ben fakultative vetem ne vitin e 10 te shkolles se mesme, ky eshte nje shkaterrim i ndodhur keto 30 vitet e fundit. Ku te rinjte nuk dine te shkruajne mire Shqip, shohin nje teater e balet abstrakt, degjojne muzike tallava ose bejne nje imitim banal te muzikes e piktures bashkekohore duke i shitur keto si kryevepra dhe me e keqja eshte qe keto stimulohen nga fondacione te huaja dhe shteti yne, kjo eshte cberja. Kujtojne se ky eshte viti zero duke harruar se arti e kultura ka 10-tra mijëra vite qe ka filluar e evoluar deri ne ditet e sotme. Me e keqja eshte se nuk shohin e studiojne kulturen e artin ne Evrope e ne bote ku cdo komb i konservon me kujdesin me te madh. Kjo besoj se eshte nje teme qe kerkon shume me teper kohe e analiza nga kompetente te ketyre fushave.



A mund te na prezantoni disa nga tendencat dhe karakteristikat apo temat e vecanta qe ka fondi juaj.


Ne te vertete une kam pasur nje galeri ne Durres rreth 250 m katrore te cilen e kam mbajtur per 10 vite ART Galeri Colosseo ku kane qene te ekspozuara tema nga me te ndryshmet dhe gjate vizites se te madhit Kadare la nje shenim: Kjo eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur Durresit qe pa dyshim dhe mua me inspiroi. Une kam studiuar pikture Monumentale, por ne pamundesi per te realizuar vepra te ketij zhanri si dhe shume kolege te mi punoj pikturen e kavaletit peizazhin, portretin, spikasin peizazhet me det, vjeshta e arte, dimri me bore kostume popullore vepra te mbledhura nga vendi yne e trevat shqipfolese. Une jam piktor impresionist ku here-here spikasin tendenca Hiperrealiste kur dua dicka te vihet ne evidence.

C’mendoni per pikturen tone te tradites dhe penelistet tane te degjuar?

Per fatin tone ne kemi nje tradite dhe nje pasuri te cmuar qe fillon qe me pikturen mesjetare Onufrin, Shpatarakun, dhe me vone Xengen, Indromenen S. Rroten, Z. Kolombin, V. Mion e te tjere, me vone kemi mjeshtrat qe ndertuan shkollen shqiptare te piktures si te medhejte Kaceli, Buza, Zajmi, Kodheli, Grezda, Reci, Cangonji, Paskali te cilet u shkolluan ne akademite e Evropës duke u bere themeli i artit tone figurativ me vone vijne nxenesit e tyre Shijaku, Madhi, Kilica, Shoshi, Dilo e Jukniu. E me vone nxenesit e ketyre te fundit si Bakalli, Haxhiu, Nallbani e te tjere dhe me vjen keq qe eksperienca e ketyre artisteve nuk ndihmon ne kultivimin e artisteve te rinj duke lene ne mes traditen ne artet figurative e mbushur koken ketyre te fundit me teori e sofizma boshe ne akademine tone te arteve vegjetojne pedagoge medioker qe antiartin e stimulojne si art te kulluar.

A keni ju piktor qe admironi, modele frymezimi, Shkolla dhe rryma qe pelqeni, ne se po na thoni dicka rreth marredhenieve te artit tuaj me to.

Po sigurisht ka shume piktore ne bote qe me pelqejne qe nga klasiket e deri te piktoret moderne, burim frymezimi per mua kane qene e jane mjeshtrat si Rembrant, John Singer Sargent, dhe kam pasur fatin te kem pedagoge te shquar qe ne fillimet e mia si piktori i talentuar Tahir Tahiraj, me vone kam punuar e studiuar per 5 vite ne studion e mjeshtrit batalist Fatmir Haxhiu. Me vone ne akademi mjeshtrat Guri Madhi, Sali Shijaku, Vilson Kilica e Hektor Dule etj.

Kam vene re se ju ne koloni piktoresh shkoni…

Po ne kemi nje grup piktoresh 13 kolege PLEIN-AIR qe punojne ne natyre te organizuar qe prej 6 vitesh qe se bashku kemi punuar ne koloni arti si ne vendin tone ashtu dhe ne trevat shqipfolese, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi sigurisht dhe ne Shqiperine e veriut, Kosove ku kemi hapur ekspozita me peizazhe e portrete e kostume popullore. Une nje pjese te ketyre veprave i kam mbledhe e deshiroj te hap nje ekspozite personale ne se do me jepet mundesia ne galerine kombetare te artit po duket si e veshtire se drejtor na ka ardh nje nga Kosova qe cdo gje mund te dije po se cfare eshte arti s’e ka idene.


Etiketa: ,

Pas