Aktualitet

Në të njëjtën ditë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë sot ditëlindjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:23 - 07/05/21 |
mapo.al

Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë lindur të dy në të njëjtën ditë, e si gjithçka në jetë edhe festën e ditëlindjes e bëjnë bashkë.






Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç. Megjithatë, diferenca në moshë nuk i pengon aspak dy të dashuruarit.


Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkëmben me partnerin një puthje në buzë, teksa i shkruan fjalët më të ëmbla duke e uruar për ditëlindje:







“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj”



 



View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një prej çifteve më ‘cute’ të shoëbiz-it, të cilët i kanë bërë të gjithë për vete me historinë e bukur të dashurisë. Ata u njohën në punë, u dashuruan, nisën bashkëjetesën dhe tashmë janë bërë prindër të vogëlushit me emrin më të veçantë, Diell.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas