Pas përfundimit të procesit të votimit, numërimi i votave është një prej proceseve më delikate të zgjedhjeve.
Për të ndjekur nga afër procesin e numërimit, mësohet se 30 këshilltarë të Presidentit të Republikës janë shpërndarë në gjithë vendin për të monitoruar nga afër procesin.
“Asnjë votë nuk do lejohet të tjetërsohet“, u shpreh më herët presidenti Ilir Meta, teksa kërkoi nga forcat politike që të mos rendin pas exit poll-eve, pasi sipas tij, votat që do ndodhen në kuti do të prodhojnë një tjetër rezultat.
Gjatë ditës, kur në të gjithë vendin votohej, presidenti Ilir Meta vizitoi disa qytete, nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe proces të rregullt e demokratik.