Aktualitet

I dehur në timon, godet edhe makinën e policisë, arrestohet (VIDEO)





               Publikuar në : 10:13 - 15/09/19 |
mapo.al

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, u denoncua nga qytetarët pasi drejtonte automjetin tip Mercedes-Benz në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.


Një patrullë e policisë rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar, por në përpjekje për të ikur, 47-vjeçari goditi edhe makinën e tyre. Pas ndalimit nga policia, A.H i është nënshtruar testit për alkoolin, nga ku ka rezultuar se ishte i dehur në masën kritike 1.31 mg/l.




Njoftimi i policisë
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, qytetarët njoftojnë policinë. 47-vjeçari godet makinën e Policisë Rrugore në tentativë për t’u larguar duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.

Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automjetit me të dhënat që ishte raportuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas