Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës duke nisur nga kriza energjetike e deri te patronazhistët në zgjedhje. Çmimi i energjisë tha Ahmetaj, është ulur gjatë qeverisjes së PS dhe kështu do të vijojë.
“Basha kërcënoi patronzhistët, atyre tu vini anash. Tha që do ua tregojmë ne, me çfarë do ua tregoni, me grupet e armatosura? Sa i përket çmimeve. Janë 100 vende që përdorin rregullin fiskal.
Vjen dekreti i Metës dhe thotë se s’kemi emergjencë. Po more kemi emergjencë. Janë 200 mijë familje që i mbështesim për çmimin e energjisë dhe të subvensionuar, çezin. Ne e ndryshuam logjikën e çmimit, hoqëm fashat sepse hynin të gjithë oligarkët siç i thoni ju. Është ulur çmimi i energjisë nuk e rrisim si ju.
Ne do ta përballojmë krizën. Nëse keni një propozim konkret nëse është i mirë ne do ta marrim parasysh, por ju lutem silleni. Lajmet e mira janë duke ardhur, kanë ardhur. Kemi arritur të pezullojmë edhe modelin për të menaxhuar me transparencë të gjitha kompanitë. Sa për rindërtimin, thoni çfarë të doni, dikur thatë 3D.
Janë gati 2 mijë njësi individuale. Dje kalum një vendim që kur të shpërndahen pallatet, apartamentet, do ta bëjmë për të gjithë me short, jo siç e bënit ju që merrte Fari Balliu subvencione për çmimin e energjisë. Për nderin tuaj votojeni kundër dekretin e Presidentit”, tha Ahmetaj.