Thursday, June 30, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në UNESCO edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit

by mapo.al
05/07/2019
in Aktualitet, KMR, Kryesore, Sociale
0

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar të premten në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO. Vendimi i pranimit është pohuar nga delegacioni shqiptar që po merr pjesë në këtë takim.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Liqeni i Ohrit i shtohet tre pasurive kulturore dhe natyrore që mbrohen nga UNESCO në Shqipëri, Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit që mbrohen në seri dhe “Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit”. UNESCO ka pranuar si pjesë të Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” edhe isopolifoninë shqiptare.

Shqipëria dorëzoi një vit më parë në Organizatën Botërore të Monumenteve UNESCO dosjen e kandidimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore. Dosja përmbante një Plan të Menaxhimit të rajonit të Liqenit të Ohrit, që pritet të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zones.

Liqeni i Ohrit ndodhet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut , ndërsa ligatinat e tij shtrihen deri në Liqenin e Prespës. Në Shqipëri janë përcaktuar nga Plani i Menaxhimit disa zona të mbrojtura në nivel kombëtar, si Peizazhi i Mbrojtur Ujor dhe Tokësor i Pogradecit, Driloni, si Monument Kombëtar dhe në Maqedoninë e Veriut Liqeni i Ohrit, Monument Natyre si dhe Parku Kombëtar i Galicias. Pjesa maqedonase e rajonit u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.

Liqeni i Ohrit vlerësohet nga studiuesit e natyrës si një fenomen natyror i jashtëzakonshëm. Liqeni i Ohrit përfaqëson një nga liqenet më të vjetra në Evropë me më tepër se një milion vjet histori gjeologjike dhe biologjike dhe një zonë me biodiversitet të larmishëm me rëndësi globale. Liqeni i Ohrit është vlerësuar si liqeni me biodiversitetin më të lartë në botë, duke marrë parasysh numrin e llojeve endemike për sipërfaqe. Edhe Ligatinat e Liqenit të Ohrit kanë një biodiversitet po kaq të pasur dhe të rëndësishëm, me një numër jashtëzakonisht të lartë të specieve endemike.

Sfidat e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe kulturore në rajonin e Liqenit të Ohrit
Nje raport parapërgatitor përgatitur nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj vlerëson se pavarësisht masave mbrojtëse në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, zhvillimi urban i paplanifikuar, keqmenaxhimi i ujërave dhe i mbetjeve të ngurta, prishja e habitateve, shkatërrimi dhe shterrimi i burimeve natyrore, zhvillimi i infrastrukturës dhe turizmit masiv, janë një kërcënim i vazhdueshëm për trashëgiminë e rajonit. Raporti hartuar në kuadër të Dosjes së Kantidimit në UNESCO u mbështet nga me fiancime nga Bashkimi Europian . Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit” u nxit vitet e fundit për të mbështetur të dy vendet në përpjekjet e tyre për të mbrojtur zonën, si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës.

Pasuria e regjistruar përfshin Qendrën Historike të Ohrit, qytetin e Strugës, disa vendbanime peshkatarësh përgjatë bregut, qendrat e hershme shpirtërore të krishtera dhe manastiret, si dhe mbi 250 qendra arkeologjike që mbulojnë një periudhë prej më shumë se 5,000 vjeçare. Qyteti i Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra të njeriut në Europë, përfaqëson një mjedis të rrallë arkitektonik dhe artistik dhe krenohet me pasurinë e vlerave arkitektonike, arkeologjike, materiale dhe shpirtërore./Zëri i Amerikës

Tags: liqeni i Ohritliqeni i pogradecitUNESCO

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave

29/06/2022
Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku
Aktualitet

Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku

29/06/2022
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person

29/06/2022
Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit, dy në kërkim
Aktualitet

Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit, dy në kërkim

29/06/2022
Next Post
KLGJ-Metës: Ngritja e Gjykatës së Lartë, prioritet kombëtar

KLGJ-Metës: Ngritja e Gjykatës së Lartë, prioritet kombëtar

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave
  • Konfirmohet skuadra që Griezmann do të luaj sezonin e ardhshëm
  • Këngëtari i njohur dënohet me 30 vite burg
  • Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku
  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In