Aktualitet

Në Vlorë, 4 ekzekutime në 4 muaj, të katërt me kallashnikov në mes të qytetit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 22/05/21 |
mapo.al

Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat.






Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. 15 herë është qëlluar ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja.


Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.







Por bilanci rëndohet kur ke parasysh që vetëm në këto muaj të 2021-shit, 3 të tjerë janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në këtë qytet. 4 vrasje gjithsej që e bëjnë Vlorën një prej qyteteve më problematike në vend.



40-vjeçari Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin “Geçe”, ishte viktima e parë nga plumbat në Vlorë. Ai u vra më 6 shkurt. Më 3 mars vritet në mes të ditës në Vlorë me breshëri kallashnikovi 31-vjeçari Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj! 2 persona të pamaskuar, të veshur me të zeza, ekzekutuan të riun pas një sherri për borxhet. Ndërkohë që më pak se 2 javë më parë në mes të ditës u vra 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5.



Si ndodhi vrasja e Gentjan Qarrit:  Më 6 shkurt, ekzekutohet në qytetin e Vlorës me armë zjarri tip kallashnikov 40-vjeçari Gentjan Qarri, i njohur me pseudonimin “Geçe”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit. Viktima ishte duke ecur në këmbë ndërkohë që nga një automjet me dy persona të kamufluar brenda është qëlluar me breshëri plumbash, mbi 20 herë duke e lënë fillimisht të plagosur.

Gentjan Qarri është qëlluar në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.

Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. 40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali.

Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.

Lexo edhe :  Si nisi sherri Leli-Leskaj/ Pendimi për dorëheqjen, tenderat dhe dëshmitë

Si ndodhi Vrasja e Tauland Gjikës: Nga sa është raportuar, shkak ka qenë një borxh i pakthyer nga viktima. Ditën e vrasjes, Tauland Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët në një lokal, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin.

Si përgjigje Beqiraj u ka thënë se lekët s’ka për t’ua dhënë, madje ka kaluar në sharje dhe kërcënime duke u treguar armën që kishte në brez. Pas kësaj, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama te zinj dhe ka shkuar në rrugën transballaknike i shoqëruar nga dy persona.

Pasi ka ecur rreth 10 metra në këmbë, Beqiraj i është afruar automjeti tip Ford me tre autorët brenda, ku nga pamjet e sekuestruara nga policia duken dy persona që zbresin nga Fordi dhe një prej tyre e qëllon me kallashnikov por ende nuk është identifikuar se kush prej tyre ka qëlluar.

Pas breshërisë se kallashnikovit janë dëgjuar edhe të shtëna me pistoletë dhe grupi hetimor ka dyshime se shokët e Beqirajt janë kundërpërgjigjur me duke qëlluar 3 herë në drejtim të Fordit. Tauland Beqiraj ishte liruar dy herë nga burgu, i arresuar për shkak të një sherri të armatosur në shkurt të 2018-ës. Në atë kohë, Report TV transmetoi pamjet ekskluzive, nga ku mbetën të plagosur tre persona.

Si ndodhi Vrasja e Bledar Birçës: Mesditën e 12 majit në Vlorë u vra 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 ai u qëllua për vdekje në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.

Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.

Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas