Sunday, May 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Në Zvicër ka punë, por s’ka punëtorë

by mapo.al
13/09/2021
in Aktualitet, KMR
0

Gjatë muajit gusht 2021 shkalla e papunësisë në Zvicër, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), ishte 2.7 për qind, 0.1 pikë përqindje më e ulët se në muajin e kaluar.

Për më tepër, është 0.6 pikë për qind nën nivelin e të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Papunësia përgjithësisht ose papunësia në Zvicër mund të maten në mënyra të ndryshme: në nivel vendi statistika të papunësisë llogariten të gjithë personat e regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV).

Kompanitë që rekrutojnë punëtorë në Zvicër thonë se po përballen vazhdimisht me problemin e gjetjes së punëtorëve.

Përfaqësues të kompanive thonë se më e theksuar mungesa është gjatë sezonit të verës, kur rritet vëllimi i punës në shumicën e operatorëve ekonomikë, jo të gjithë të papunët janë të interesuar të punojnë për shkak pushimeve të verës.

Një ndër kompanitë që vazhdimisht ballafaqohet me këtë problem, është kompania ‘Life Personal AG’, me seli në Cyrih të Zvicrës, e cila u lehtëson rrugën për të gjetur punë në Zvicër dhe në të gjitha shtetet e Evropës.

Gentian Pagarusha nga Life Personal AG për albinfo.ch tha se mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe shton se aktualisht ka nevojë për punëtorë gati në të gjithë sektorët.

Si shkak i mungesës së kualifikimit profesional, në treg të punës dalin që disa vende pune që jenë më të vështira për t’u plotësuar. Ndër to janë profesionet e mjekësisë, arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimtarisë dhe industrisë, por edhe IT.

“Agjentët tanë për çdo ditë hulumtojnë tregun e punës në Zvicër, duke kërkuar punëtorë të kualifikuar. Në përgjithësi ka mungesë të punëtorëve në të gjithë sektorët, mirëpo më së shumti kërkohen punëtorë në ndërtimtari, inxhinieri, IT dhe mjekësi”, ka thënë Pagarusha, duke pranuar se është rritur presioni nga firmat me të cilët bashkëpunojnë në gjithë Zvicrën.

“Edhe gjatë këtij viti është duke na përcjellë problemi për gjetjen e punëtorëve për punë të kualifikuar në sektorë të ndryshëm, pasi në shumicën e kantoneve ka mungesë të punëtorëve dhe jemi orientuar edhe në vendet evropiane për të siguruar punëtorë shtesë”, tha ai.

Një sektor tjetër që ballafaqohet më këtë problem, por jo sa sektori i mjekësisë, është ndërtimtaria. Pagarusha ka treguar se përveç vështirësive për sigurimin e punëtorëve, problem paraqitet mungesa e kualifikimit të duhur.

“Sikur të gjithë sektorët e tjerë, posaçërisht për mjeshtër, edhe sektori i ndërtimtarisë ka ngecje të madhe në gjetjen e fuqisë punëtore”, shprehet Pagarusha.

Ekzistojnë gjithashtu statistika sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili bazohet në anketa mbi punësimin në Zvicër.

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar rënie nga 2017 më 2019. Sidoqoftë, për shkak të efekteve të krizës Corona, ajo u rrit përsëri pak në vitin 2020.

Nga pikëpamja rajonale, është më e larta në Zvicrën perëndimore që flet frëngjisht dhe më e ulët në kantonet të Zvicrës Qendrore dhe Lindore.

Tags: punepunësimS’ka punetorezvicer

JU SUGJEROJME

Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër
Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër

22/05/2022
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Bota

Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?

22/05/2022
Qëllon me elektroshok një motorist, polici mer flakë në një pikë karburanti
Bota

Qëllon me elektroshok një motorist, polici mer flakë në një pikë karburanti

22/05/2022
Zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë në Shëngjin
Aktualitet

Zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë në Shëngjin

22/05/2022
Next Post
Kryeministri izraelit viziton Egjiptin, e para në një dekadë

Kryeministri izraelit viziton Egjiptin, e para në një dekadë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Cikli i refleksioneve të Erl Kodrës/ Çfarë përfaqëson lidershipi e tre partive kryesore në Shqipëri?
  • Interi shënon tre gola “rrufe” ndaj Sampdorias
  • Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër
  • Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
  • Qëllon me elektroshok një motorist, polici mer flakë në një pikë karburanti



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In