fbpx

Aktualitet

Negociata PD-PS? Salianji: Rama refuzoi zgjidhjen e krizës





               Publikuar në : 17:06 - 10/09/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji Ervin Salianji flet rreth negociatave të mundshme të opozitës me Partinë Socialiste mbi krizën politike në vend, dhe se cila palë po e refuzon një dialog të mundshëm. Ai thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka refuzuar tentativat për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, kreu i qeverisë ka refuzuar kushtet e parashtruara nga opozita.


Të gjithë të dhënat të çojnë se Rama ka refuzuar për të zgjidhur krizën politike në këtë vend, për të mbajtur pushtetin dhe mbrojtur pushtetin e tij personal duke refuzuar që të pranojë kushtet. Ne jemi te vetmit sot, që kemi paraqitur një platformë për kushtet që mund të dialogohet”, deklaroi Salianji.



Ish- deputeti demokrat hedh poshtë akuzat se protestat e opozitës jashtëparlamentare dëmontojnë negociatat me Bashkimin Europian.


“Padiskutim qe mjegullnaja që protestat kanë të bëjnë me datën e negociatave ështe e kotë. Protestat vetëm e shëndoshin demokracinë dhe transmetojnë pozitivitet. Për 50 vite nuk kemi pasur protesta në Shqipëri, por nuk ka pasur anëtarësim apo përpjekje për anëtarësim por ka pasur izolim total”, theksoi Salianji.

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta foli për skenarin e djegies së Parlamentit në protestën e 8 qershorit të opozitës së bashkuar, Salianji tregon se kush synonte vinte flakën Kuvendi.

“Nga komisioni hetimor i zhurmës, që do heqë vëmendjen nga skandalet qeveritare apo kryebashkiakët inkriminuar, kuptova që Presidenti e krahasoi atë me djegien e Rajshtagut gjerman ku djegia e sallës së seancave planere u shfrytëzua nga nacional-socialistët për të vendosur një diktaturë. Ka qenë informacion siç e tregon historia që Presidenti ka pasur informacion nga shërbimet që vetë qeveria, apo kryeministri t’i vendosnin flakën Parlamentit që të avanconin me akte të tjera në kundërshtim më Kushtetutën”, thekson Salianji./top-channel


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas