Eurodeputetja, Doris Pack me anë të një mesazhi në Twitter ka dënuar veprimet e kolegut të tij, Knut Fleckenstein në Shqipëri.
“Në rast se vertetohen pretendimet se ai i ka kërkuar kandidatëve të PD-së të marrin mandatet e deputetëve në favor të qeverisë socialiste, ky akt është i papranueshëm”, shkruan ajo.
Për Presidenten e Forumit të Grave të PPE-së, Parlamenti Europian duhet të marrë masa ndaj Fleckenstein nëse do të faktohen këto pretendime.
“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës së PD-së që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshën në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.
Kujtojmë se një grup deputetësh të PE vizituan javën e kaluar Shqipërinë. Më i ashpri ndër to ishte gjermani, Knut Fleckenstein. Ai akuzoi opoziten shqiptare se po rrezikon hapjen e negociatave. Sipas tij qeveria është legjitime, ndërsa protesta e opozitës e papranueshme.
#knufleckenstein sollte es wahr sein, dass ein #mep dieses Namens versuchte, Nachrücker auf der DP liste zur Annahme des Mandats im #albanischenParlament zu bewegen, dann ist das ein nicht akzeptabler Vorgang im Dienste der soz. Regierung und muss vom EP gerügt werden.
— Doris Pack (@pack_doris) March 5, 2019