Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Negociatat/ Bushati: Ura kompromisi me opozitën dhe pakt kombëtar

by ro ot
18/10/2019
in Aktualitet, Politika
0

Shqipëria pret nesër vendimin e madh për negociatat, por deri tani nuk ka dritë jeshile. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për situatën aktuale, qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë. Sipas tij kushtet e vendosura nga Berlini nuk janë kushte, por një plan pune për Shqipërinë. Bushati deklaroi se nuk mendon që Shqipëria i ka bërë të gjitha reformat duke përmendur edhe klimën politike.

“Vendimi i vendeve anëtare të qershorit të 2018 është një vendim që në parim përcakton jo vetëm hapjen e negociatave por edhe një kalendar dhe afate përkatëse duke theksuar angazhimin e vetë vendeve anëtare të BE që në qershorin e këtij viti do duhej të zyrtarizonin bisedimet për anëtarësim dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Vendet anëtare kanë përcaktuar të njëjtin kalendar si për Maqedoninë dhe për Shqipërinë. Tani ka një qëndrim të njohur të Francës që këkron një rishikim të procesit të zgjedhimit.



Ana tjetër e medaljes është se kushtet, apo detyrat e shtëpisë janë normale. Dokumenti i Bundestagut gjerman, ato që ju i quani kushte unë mund t’i konsideroj edhe një plan punë për Shqipërinë”, tha Bushati në “Opinion”.

I pyetur se çfarë faji ka politika në Tiranë për këtë pjesë, për mos hapjen e negociatave, ish-ministri deklaroi: “Në asnjë rrethanë nuk mendoj që Shqipëria i ka bërë të gjitha reformat. Në fushën e sundimit të ligjit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por që kanë prodhuar efekte anësore. Vitin e fundit kemi përjetuar disa situata të paprecedente, djegia e mandateve mos pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Mungesa e aftësisë sonë për të gjetur kompromis”.

Bushati u shpreh se klima politike ka një rëndësi shumë të madhe edhe sa i përket ecurisë së reformave në vend. “Edhe sa i përket, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Nuk janë përgjegjësi e opozitës, por kanë rëndësi edhe sa i përket përçimit të imazhit.”

“Unë e kam ngritur disa herë edhe në kuvend që ne nuk duhet të reshtim për asnjë moment sa i përket krijimit të urave të kompromisit me opozitën dhe duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europën. Shqipëria ka 10 vite që ka aplikuar për anëtarësim dhe ky proces i ka prekur të gjithë. Ne kemi humbur mundësinë e një gjenerate dhe nuk na falet që të humbim mundësinë e një gjenerate tjetër”.-deklaroi Bushati.

Tags: Ditmir Bushatinegociatatreagime

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Albin Kurti: Serbisë do i kërkoj borxhin. Do korrigjoj demarkacionin

Albin Kurti: Serbisë do i kërkoj borxhin. Do korrigjoj demarkacionin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In