fbpx

Aktualitet

Negociatat/ Bushati: Vendimi i vonuar, procesi test dhe për BE





               Publikuar në : 20:10 - 15/10/19 |
mapo.alm

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaron se procesi i çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE është i vonuar. Ai kujton se blloku 28 anëtarësh për të tretën herë radhazi po diskuton dritën jeshile me Tiranën, një proces i cili nuk mbaron me kaq, por kërkon 10 vite deri në anëtarësimin e plotë. Gjithsesi, vendimmarrjen e 18 tetorit, Bushati e konsideron si një test edhe për vetë BE-në dhe rolin e saj si fuqi.


Postimi i plotë i Bushatit



“Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në procesin e reformave brenda BE-së, as nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti Europian nuk mund të konsolidohet pa Ballkanin Perëndimor. BE-ja është zgjeruar në perëndim, lindje, veri, jug. Vonesa është e gjatë për të filluar këtë proces me jug-lindjen bazuar në meritë, besueshmëri dhe parashikueshmëri. Ky është një test lakmues për BE, si një fuqi botërore në një botë të pasigurtë.”



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas