fbpx

Aktualitet

Negociatat/ Djali i Soros: Europa vuan nga albanofobia





               Publikuar në : 13:40 - 20/10/19 |
mapo.al

Alexandër Soros, djali i miliarderit, George Soros, shkruan se Europa ka albanofobi, duke mos miratuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka postuar në rrjetin social Tëitter mesazhin e komisionerit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, ku theksohet se përgjegjësia për dështimin e negociatave nuk është e dy vendeve, por e vetë BE-së.


“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në këshill. Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”, shkruan Soros në Twitter, teksa shpërndan mesazhin e komisionerit në largim Johannes Hahn.





Etiketa: , ,

Pas