fbpx

Aktualitet

‘Negociatat’/ Doris Pack: Shqipëria të zbatojë kushtet e Bundestagut





               Publikuar në : 09:43 - 21/10/19 |
mapo.al

“Shqipëria duhet të nisë më zbatimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman për t’u bërë gati për hapjen e negociatave”.


Kështu u shpreh nga Vjena Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane Doris Pack, ku u mbajt takimi “Vizioni i grave për një Evropë më të mirë”, në të cilin PD u përfaqësua nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.



Pack, e cila është një njohëse e mirë e situatës në Shqipëri, tha se është shumë e shqetësuar me krizën politike në vend.


“Opozita i dorëzoi mandatet, pasi nuk kishte më asnjë garanci kushtetuese. Në parlament nuk respektohej e drejta e fjalës dhe mekanizmi parlamentar për kontrollin e qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Korrupsioni i lartë dhe krimini organizuar janë probleme shqetësiese. Një ish ministër i brendshëm u dënua nga një gjykatë. Ndërkohë që në qendër të Tiranës protestohet prej shumë muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të cilin qeveria po kërkon ta shembë për të ngritur kulla të larta vetem pë qëllime fitimi. Shqipëria duhet të nisë përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”.

Duke shprehur shqetesimin për numrin e lartë të azilantëve, kryesisht të rinj që largohen në mungesë së alternativave të shkollimit dhe punësimit, Doris Pack i kërkoi Bashkimit Europian të rrisë presionin ndaj Shqipërisë.

“Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet të plotësojë kushtet dhe të hapë perspektiva për shqiptarët në Shqipëri, duke bërë që edhe numri i azilantëve të zvogëlohet”– tha zonja Pack.


Etiketa: , , ,

Pas