fbpx

Aktualitet

Negociatat, Hahn: Skepticizëm për Shqipërinë, Maqedonia e Veriut s’ka pse dëmtohet





               Publikuar në : 21:01 - 11/10/19 |
mapo.alm

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, shprehet optimist për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, por shpreson që edhe Shqipëria të marrë një dritë jeshile. I pyetur nëse të dyja vendet duhet të vlerësohen veçmas, Hahn thekson se: “do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dyja vendet marrin rekomandimin në të njëjtën kohë”.


“Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta”, thekson ai gjatë një interviste për gazetën austriake “Wienerzeitung”, duke përmendur këtu situatën e brendshme politike përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës. Ai shton se për Maqedoninë e Veriut, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv.



A mundet që Maqedonia Veriore të bie ‘pre’ e zhvillimeve në Shqipëri?


Hahn: Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjelltas: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë Veriore dhe që të dy vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 shtetet anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike.

Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv në Bundestag, dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Holandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Dhe ndërkohë, ndikimi do të jetë i madh për të krijuar standarde evropiane”.

Ai thekson se vlerësimi i një vendi kandidat për anëtarësim shpesh bëhet në bazë të politikës së brendshme.

Situata gjeostrategjike nuk është në plan të parë. Për shembull, rastet e krimit të organizuar ose kontrabandës së drogës mund të lidhen me Shqipërinë në një mënyrë të thjeshtë dhe të përgjithësuar”, nënvizon ai.

Në fund, Hahn thekson se Kosova me të drejtë thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por Bashkimi Europian ende nuk ka ndërmarrë një hapë të tillë.


Etiketa: , , ,

Pas