Thursday, July 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Negociatat, kancelari i Gjermanisë para samitit të BE-së i ndez ‘dritën jeshile’ Shqipërisë

Olaf Scholz konfirmon se çëshjta e çeljes së negociatave është e vonuar: Të jemi seriozë, për reforma ka nevojë edhe vetë BE-ja

by us er1
20/06/2022
in Kryesore, Politika
0

Olaf Scholz shprehet i sigurt se është e nevojshme të thjeshtësohet procedura, për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për këtë është e nevojshme të kryhen reforma.

Kancelari gjerman foli në një intervistë për gazetën më të madhe gjermane,  Suddeutsche Zeitung.

Ai beson se për zgjerimin e BE-së, më tej jo vetëm aplikantët për pranim, por edhe vetë BE-ja duhet të reformohet:

“Për ta bërë këtë, ajo (BE) duhet të modernizojë strukturat e saj dhe proceset vendimmarrëse për të lehtësuar pranimin e anëtarëve të rinj. Nuk do të jetë e mundur të vendoset gjithçka njëzëri, edhe nëse sot procedura kërkon unanimitet.”

Scholz flet për vizionin e tij të reformave, në samitin e BE-së që do të mbahet të enjten deri të premten. Në fund të javës, krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare do të shqyrtojnë aplikimet nga vendet e lindjes si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

KE rekomandoi shpalljen e Ukrainës dhe Moldavisë si vende zyrtare kandidate. Scholz mban një qëndrim të ngjashëm, të cilin ai e bëri të qartë gjatë vizitës së tij në Kiev, këtë të enjte.

Tani statusi i kandidatit mund të jepet vetëm në mënyrë unanime. Në BE ka kohë që po zhvillohen diskutime për të dobësuar parimin e unanimitet. Një javë më parë, Parlamenti Evropian u kërkoi vendeve të BE-së të miratojnë një konventë kushtetuese për reformat gjithëpërfshirëse të BE-së. PE bëri thirrje për braktisjen e parimit të unanimitet, thuajse në të gjitha fushat e politikës.

Olaf Scholz gjithashtu shpreson se samiti do t’i japë një shtysë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë pritur për gati dy dekada për anëtarësim në Bashkimin Evropian:

“Ne duhet t’u tregojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor se jemi serioz. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të kualifikuara (i kanë arritur kushtet), për të nisur më konkretisht negociatat e anëtarësimit në BE – ato duhet të fillojnë tani”.

Kështu Gjermania para samitit të qershorit është e qartë dhe më e vendosur se kurrë: Shqipërisë duhet t’i çelen negociatat. Gjermania mban peshën kryesore, ndërsa edhe problemi i vetëm, që Bulgaria të vendosë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duket se ka marrë zgjidhje.

Kancelari gjerman premtoi ndihmë të mëtejshme për Ukrainën dhe shprehu shpresën se liderët e BE-së do të arrijnë një marrëveshje për statusin e saj si vend kandidat për t’u bashkuar me aleancën evropiane. Lufta e Ukrainës e ka vënë Europën para përgjegjësisë së zvarritjes së procesit të anëtarësimit për vendet e tjera.

JU SUGJEROJME

Durrës/ Kush është heroi që shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, por u mbyt vetë
Aktualitet

Durrës/ Kush është heroi që shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, por u mbyt vetë

14/07/2022
“Vdiq tregtari i vdekjes”, si mund të ishte globi pa dinamitin dhe bombën bërthamore
Bota

“Vdiq tregtari i vdekjes”, si mund të ishte globi pa dinamitin dhe bombën bërthamore

14/07/2022
Valsi i lumturisë së Rajmonda Kamberit
Kryesore

Valsi i lumturisë së Rajmonda Kamberit

14/07/2022
Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore
Kryesore

Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore

14/07/2022
Next Post
SHIFRA E DITËS: 19 marrëveshjet e Prishtinës, Shqipëria ‘hapet në Ballkan’ edhe me Kosovën

SHIFRA E DITËS: 19 marrëveshjet e Prishtinës, Shqipëria ‘hapet në Ballkan’ edhe me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Durrës/ Kush është heroi që shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, por u mbyt vetë
  • “Vdiq tregtari i vdekjes”, si mund të ishte globi pa dinamitin dhe bombën bërthamore
  • Valsi i lumturisë së Rajmonda Kamberit
  • Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore
  • Aksident i rëndë në Lamias, ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In