Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias thotë se Bashkimi Europian po përballet sot me një mungesë të fortë vizioni. Ai i bën thirrje unionit europain që t’i hapen negociatat Maqedonisë së Veriut, përndryshe, nëse kjo nuk ndosh thotë ai, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë.
“Ndërsa Siria është në zjarr, BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e Marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është e domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”, shkruan ai.