fbpx

Aktualitet

Negociatat lidhen me krizën, Dade: Rama nuk arriti të dalë mbi veten






               Publikuar në : 15:30 - 10/10/19 |
mapo.al

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, ka kritkuar Ramën sa i përket rolit të tij në zgjidhjen e krizës politike, ç’ka  veshtirësuan rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.


“Me krizën e thellë që ka përshkuar vendin, sepse procesi i integrimit lidhet ngushtësisht edhe me vizionin dhe mënyrën se si zgjidh situatat konfliktuale brenda vendit tënd, absolutisht që Rama ka treguar që nuk ka mundur që të dalë mbi veten e vet, të dalë mbi një grup njerëzish që i kërkojnë të jetë “i fortë” “, tha Dade.



Mungesa e zgjidhjes është një nga defektet që është vënë në dukje edhe nga rekomandimet e OSBE/ODIHR e këtu Dade nuk lë pa fajësuar edhe opozitën që dorëzoi mandatet e deputetëve. Por nga ana tjetër ajo vlerësoi hapin që bëri opozita sëfundmi, me platformën për reformën zgjedhore.

“Nëse opozita ngulmon tek kjo unë do të isha dakord sepse një numër gjërash të padëshirueshme kanë rezultuar edhe si shkak i ndryshimit të sistemit në 2008-n dhe i pazareve dhe ujdive të pathemelta në 2008-n”, u shpreh ish-ministrja e Jashtme.

Sa i përket zërave kundër në PS, ajo thotë se “besoj që duhet të shtohen zërat si Ditmiri, por edhe jashtë partisë. Ajo që ndodhi në Shkodër mua m’u duk pozitive se pashë një mbledhje me njerëz që folën hapur. Dëgjova që ka pasur debate edhe në partinë e Durrësit. Uroj që përmes debatit, por jo përmes dhunës të zgjidhen ata që janë më të mirët”.

Ish-ministrja e jashtme Arta Dade në studion e ABC News këshilloi edhe gratë socialiste që të mos dërgojnë letra në emër të të gjithëve kur përfaqësojnë gjysmën e qeverisë që drejtohet nga një kryeministër që i konsideron vetëm për numra.


Etiketa: , , ,

Pas