Kryesore

Negociatat: Lutja emocionale e Kotzias dhe ironia e gazetarit shqiptar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 27/06/18 |
mapo.al

Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.


Kërkesa e tyre ishte e qartë, pavarësisht interpretimeve në Shqipëri: Të dy vendet duhet të japin prova të qarta të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Gjatë diskutimit të ministrave të Jashtëm të BE, në krah të Shqiëprisë ka dalë kryediplomati grek, Nikos Kotzias.


EuObserver raporton se ai ka bërë një lutje emocionale ndaj kolegëve.


Sipas një burimi, ai ka argumentuar se BE duhet të lëvizë përpara drejt integrimit në rajon, për të parandaluar që Ballkani të bëjë hapa pas.

“Ishte si një përleshje,” tha një burim, duke përshkruar atmosferën e takimit.

Greqia po e përkrah Shqipërinë në rrugën drejt BE, ndërkohë që interesi i saj mbetet tek arritja e marrëveshjes së detit.

“Greqia po i kërkon me insistim BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kjo lloj dashamirësie, të bën merak. Aq e fortë është,” shkruan me ironi gazetari shqiptar, Sokol Shameti.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas