Kronika

Negociatat me RENEA – Lefter Zhidru kërkon të birin, e bija i lutet nga telefoni të dorëzohet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:47 - 24/09/20 |
mapo.al

Lefter Zhidru, i cili ka terrorizuar Elbasanin ditën e sotme, mësohet se i ka kërkuar forcave RENEA, djalin e tij.


Burime për mediat, bëjnë me dije se me 71-vjeçarin, ka kontaktuar nëpërmjet telefonit edhe e bija.


Kjo e fundit, i është lutur të atit të dorëzohet.


Forcat e policisë dhe RENEA, kanë rrethuar banesën e Zhidru, i cili nuk pranon negociatat për dorëzim.


Mësohet se Zhidru është i armatosur me kallashnikov, armë me të cilën kanosi dhe bashkëshorten në mesditë, si dhe plagosi dy të rinj, kalimtarë të rastit.


***

Mesditën e sotme, rreth orës 13:20, Lefter Zhidru pati një konflikt me të shoqen, në momentin që shkoi Policia, ai u fut në banesë dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov drejt forcave policore.

I moshuari vijoi të qëllojë me armë duke bërë rezistencë, edhe pas thirrjeve të pandërprera të policisë.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy persona, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Abdenauer Kndraxhiu, 21 vjeç.

71-vjeçari vijon të bë rezistencë ndaj autoriteteve, ndërsa pritet ndërhyrja e këtyre të fundit për të neutralizuar Zhidrun.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Momentet kur RENEA rrethon banesën e Lefter Zhidru, pamjet e operacionit

Si u shmang tragjedia në Elbasan, policia trokiti në derë kur 71-vjeçari hapi zjarr me kallashnikov


Etiketa: , , , ,

Pas