Aktualitet

Negociatat me Shqipërinë, komisioneri i BE tregon kur nisin bisedimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 19/05/20 |
mapo.al

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh sot se korniza e negociave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në qershor. Në një postim në Twitter ai shprehet se raportet vjetore të dy vendeve do të jenë në vjeshtë.






“Unë konfirmova sot që kornizat e bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në qershor, ndërsa raportet vjetore do të jenë në vjeshtë, kështu që reformat e mëtejshme mund të dorëzohen dhe parashikueshmëria është më pozitive në raport me COVID-19. Momenti i rëndësishëm i zgjerimit vazhdon”, ka shkruar Varhelyi.


Ai gjithashtu ka theksuar se Ballkani Perëndimor dhe BE duhet të bashkëpunojnë që të përgatiten për hapjen e mundshme dhe graduale pas masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lexo edhe :  Fotoreportazh nga komunizmi: Ishim mirë kur ishim keq...






 “Dëshirojmë t’u bashkohemi partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor si udhërrëfyes për sa i përket heqjes graduale të kufizimeve të udhëtimit, hapjen e bizneseve dhe shërbimeve hoteliere duke respektuar situatën shëndetësore”, shkruan Varhelyi në profilin e tij në Twitter.




Varhelyi mori pjesë sot në një video-konferencë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje të BE-së, të organizuar prej shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.



1


Etiketa: , , ,

Pas