Kryesore

Negociatat ndezin Kuvendin, Iljazaj: Ishte një vendim politik, jo teknik

Çështja e negociatave dominoi diskutimet në Kuvend ditën e sotme, me opozitën që akuzon mazhorancën dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrin dhe me qeverinë që mbrohet se vendimi i marrë të martën nuk ishte negativ.


Për drejtorin e gazetës Mapo, Ervis Iljazaj vendimi i BE ishte politik dhe jo teknik.

“Në fakt, vendimi i BE-së për Shqipërinë ka hapur kaq shumë diskutime, për faktin se ishte një vendim politik dhe jo teknik. Nuk kishte qartësi, me një po apo jo të qartë. Nuk ishte një vendim i prerë ku të thuhej se Shqipëria ka plotësuar kushtet e duhura apo jo. Por, si gjithmonë në mënyrë diplomatike, BE ka ndërmarrë një vendim të ndërmjetëm. Kështu që, negociatat me Shqipërinë as janë hapur plotësisht dhe as janë mbyllur plotësisht.

Dhe kjo është më se e qartë. Negociatat nuk janë hapur, sepse nëse Shqipëria sot që po flasim, do të kishte zbatuar Reformën në Drejtësi, do të kishte korrur sukses në luftën kundër korrupsionit, apo do të kishte plotësuar të gjitha standardet e duhura, nuk do të ishte nevoja për një periudhë parapërgatitore njëvjeçare. Prandaj, gjatë gjithë këtij viti Shqipëria është në një provë për të realizuar më tej kushtet që janë vendosur. Dhe, kush thotë që nuk ka kushte, gënjen haptazi për arsye politike. Kushte ka, dhe çfarë kushtesh!

Deri vitin tjetër, Shqipëria ka për detyrë, nëse kërkon që të hyjë në fuqi hapja e negociatave, të vazhdojë të zbatojë Reformën në Drejtësi, të bëjë reformën zgjedhore dhe të luftojë krimin e organizuar.

Nga ana tjetër, vendimi nuk është plotësisht negativ për Shqipërinë. Pra, si të thuash nuk është një ngelje në klasë. Sepse nëse do të ishte kështu, atëherë, Bashkimi Europian nuk do të vendoste një datë për hapjen e negociatave. Në këtë kuptim, vendimi për Shqipërinë, mund të ishte edhe më keq. Qeveria shqiptare, me këtë vendim shpëtoi fytyrën e saj në një farë kuptimi. Ëndrra europiane vazhdon, nuk na i ndërprenë, por që duhet të presim edhe një vit. E në fakt, nuk është hera e parë që presim,” shkruan Iljazaj.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Vendimi politik, dhe aspak teknik i Bashkimit Europian për negociatat

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas