Aktualitet

Negociatat për koalicionin/Ja çfarë deklaruan Kurti dhe Vjosa Osmani






               Publikuar në : 14:27 - 10/10/19 |
mapo.al

Mesditën e sotme është zhvilluar takimi i parë negociues për formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Pas takimit të përbashkët mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, Osmani dhe Kurti, dhanë një prononcim për mediat, ku duket se ka një mospajtim të vogël.


Osmani është pyetur nëse do të bëhet Kryetare e Kuvendit apo se kujt do t’i takojë posti i Kryeministrit, dhe është shprehur se “po presim numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”.



Megjithatë ndryshe nga Osmani, Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se gjithçka është e qartë dhe se rezultati përfundimtar i votimeve nuk do të ndryshojë. Ai ka thënë se kanë rënë dakord të qeverisin bashkë dhe janë pajtuar që në parim të zvogëlojnë numrin e ministrive.

Në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para , ndërsa LDK-ja e dyta.

Megjithatë KQZ-ja dje ka vendosur që mbi 300 vend-votime të rinumërohen për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur me shtypjen e formularëve.

Ndërkohë nuk janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të diasporës.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas