Kryesore

Negociatat për “Zgjedhoren”/ Ambasadorët mbledhin sërish përfaqësuesit e Këshillit Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 02/06/20 |
mapo.al

Ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe mblidhen sërish në takim me përfaqësuesit e Këshillit Politik.


Negociatat mes ambasadorëve dhe përfaqësuesve të politikës janë bërë intensive ditën e sotme, në kërkim të arritjes së kompromisit për Reformën Zgjedhore.


Takimi i parë u zhvillua në orën 12:00 dhe zgjati më shumë se 60 minuta.


Ndërsa rreth 2 orë më pas, Yuri Kim, Luigi Sorenca dhe Duncan Norman, u mblodhën përsëri me anëtarët politikë të tryezës së Reformës Zgjedhore ku marrin pjesë Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.


Ndërkohë, mbledhja e Këshillit Politik pritet të zhvillohet në orën 17:00. Ky takim është kërkuar nga opozita, pas dështimit të negociatave të 31 majit, datë kjo e cila ishte vendosur si afat përfundimtar për arritjen e marrëveshjes.

LEXO EDHE:  

Reforma Zgjedhore, ambasadorja e SHBA dhe ai i BE takojnë anëtarët e Këshillit Politik

Bylykbashi dhe Vasili në zyrën e Bashës pas takimit me Kim dhe Sorecën

Reforma zgjedhore, Rama ftesë Bashës për takim: Do të ishte normale që të uleshim


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas