Ministri për Evropën dhe Punët e JashtmeDitmir Bushati priti sot në një takim Presidenten e Senatit të Holandës, Ankie Broekers-Knol, dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ministri Bushati nënvizoi se përmbushja e rekomandimeve është vullnet i qeverisë jo vetëm në kuadër të integrimit, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit.
Nga ana e saj, Presidentja Broekers-Knol u shpreh e kënaqur nga vizita e saj në Shqipëri dhe theksoi se vizita e saj jep një mesazh të qartë se Holanda është e bindur se Shqipëria është një vend evropian dhe me një të ardhme të qartë evropiane.
“Qëndrimi i Holandës për çështjen e hapjes së negociatave është një mundësi e mirë për të nxitur Shqipërinë të vijojë rrugën e nisur të reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Holanda e vlerëson shumë gatishmërinë e Shqipërisë për bashkëpunim në të gjitha fushat”.
Ministri Bushati dhe Presidentja Broekers-Knol ranë dakord që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave do të vijojë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve tona në fushat me interes të përbashkët.