Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Negociatat/ Rama sulmon BE-në: Ka dështuar

by mapo.al
24/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0
POGRADEC, ALBANIA - DECEMBER 15: Albanian Prime Minister Edi Rama (R) and Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (L) shake hands ahead of their joint press conference in Pogradec, Albania on December 15, 2017. (Photo by Dhorjela Cule/Anadolu Agency/Getty Images)

POGRADEC, ALBANIA - DECEMBER 15: Albanian Prime Minister Edi Rama (R) and Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (L) shake hands ahead of their joint press conference in Pogradec, Albania on December 15, 2017. (Photo by Dhorjela Cule/Anadolu Agency/Getty Images)

Kryeministri Edi Rama, ka shfrytëzuar dhe një herë rastin dje në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, për të sulmuar Bashkimin Europian, në lidhje me dështimin për hapjen e negociatave dhe këtë vit. Rama pretendon se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e saj, por e dështuar në këtë rast është treguar BE, e cila nuk arriti të organizojë konferencën ndërqeveritare. Më i ekuilibruar është treguar nga ana e tij Zaev, i cili në ndryshim nga Rama është shprehur se negociatat me BE-në s’mund të shndërrohen në negociata me Bullgarinë, e cila vendosi veton për Maqedoninë e Veriut. Zaev tha se vendet aspirante duhet të vlerësohen në bazë të arritjeve dhe reformave që kanë kryer.

Kryeministri Edi Rama dje nga Shkupi ka fajësuar sërish Bashkimin Europian për dështimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Jo pa ironi, ai e ka krahasuar procesin e hapjes së negociatave, me martesën, ku në fund nusja nuk paraqitet, pavarësisht se gjithçka është bërë gati. Këto deklarata, Kryeministri i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, që pati me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.



Këtë herë shkak për moshapjen e negociatave mes dy vendeve u bënë mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por në shumicën e rasteve të paktën që nga viti 2018 faji ka rënduar te Shqipëria. Gjithsesi, pavarësisht deklaratave që pretendon se ka kryer detyrat e shtëpisë, sërish vendi ndodhet mes një procesi të kontestuar zgjedhor, korrupsioni galopant, apo një drejtësie të deformuar dhe nën diktatin e pushtetit. Këto janë 3 nga 13 kushtet, që Shqipëria duhej të plotësonte për hapjen e negociatave, të cilat gjithsesi mbeten të paplotësuara me gjithë tolerimet që i janë bërë vazhdimisht qeverisë Rama.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënien e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Europë, jemi të rrethuar nga kufij europianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thoshin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë europianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, -tha kryeministri Rama.

Deklarata e Zaev
Më i ekuilibruar dhe me këmbë në tokë ka qenë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ndryshe nga Kryeministri shqiptar, preferoi ta kanalizonte çështjen te problemet reale. Zaev tha se Negociatat me BE-në s’mund të kthehen në negociata me Bullgarinë, dhe se vendet duhet të vlerësohen në bazë të reformave që ata kryejnë dhe ecurisë së gjithsecilit. “Pavarësisht se ishim të vetëdijshëm në pritshmëritë tona, vendimi i BE për të mos caktuar konferencën e parë ndërqeveritare është dëshpërim i madh dhe mossukses i BE për zgjerimin dhe mesazh i keq për Rajonin. Vota e Bullgarisë për të mos dhënë votën për hapjen e negociatave nuk është në të mirën e frymës për fqinjësisë së mirë. Negociatat me BE nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë”, -tha Zaev, duke u shprehur më tej se parimet e BE-së janë të shenjta.

Zaev premtoi se do shkojë sërish në Bullgari për të bërë të mundur që ta bindë vendin fqinj në gjetjen e zgjidhjes në të mirë të vendit të tij.

“Mbetemi të përkushtuar në qëllimet tona strategjike për anëtarësimin në BE. Kam edhe një mesazh, ata që më njohin e dinë se unë nuk heq dorë. Unë nuk do të heq dorë! Do të shkoj edhe njëherë në Sofje e sërish, sërish e sërish, derisa të gjejmë zgjidhje. Maqedonia e Veriut është Europë, Shqipëria është Europë dhe Ballkani është Europë”, -tha Zaev.

Tags: BEcelja e negociataveEdi RamaShkup

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
Next Post
Rrëfimi i Altin Gjuzit, fëmija i lidhur me zinxhirë mes qytetit

Rrëfimi i Altin Gjuzit, fëmija i lidhur me zinxhirë mes qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In