fbpx

Aktualitet

Negociatat/ Sot mblidhen ministrat e Jashtëm të BE





               Publikuar në : 10:10 - 15/10/19 |
mapo.al

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të vendosur për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri gjerman Michale Roth mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë sot, çelja e negociatave”, ka thënë Roth përpara nisjes së mbledhjes. Më tej ai ka kritikuar Francën për bllokimin e negociatave, duke theksuar se BE nuk po mban premtimet e veta.



“Kjo pozitë e jona është në bazë të votimit të Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ndërmori nisma për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kjo do të thotë se duhet t’i plotësojë premtimet e veta ndaj vendeve që aspirojnë integrimin”, tha kryediplomati gjerman.


Ndërsa ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok tha se pozicioni i Holandës është që çdo vend të gjykohet sipas meritës. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përpjekje.

“Një hap i rëndësishëm që duhet ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut është ligji për Prokurime Publike. Në lidhje me Shqipërinë mendojmë se ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk është gati për hapjen e negociatave”, u shpreh Blok.

LEXO EDHE:

Negociatat/ DW: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas