fbpx

Aktualitet

Negociatat/ Tanja Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp!





               Publikuar në : 10:33 - 17/10/19 |
mapo.al

Pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se më parë duhet reformuar BE-ja dhe më pas të bëhet zgjerimi ka reaguar edhe anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.


Fajon teksa publikon në rrjetet sociale një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet.



Më tej ajo thekson se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe tani është radha e këshillit të BE për të përmbushur pjesën e tij dhe të çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon. /americaneye/


Etiketa: , ,

Pas