Negociatat edhe mund të hapen, po kush mund t’i ndërpresë ato?!

Nga Mapo.al

Edhe pse me shumë kushte, mundësia e hapjes së negociatave për Shqipërinë me BE-në, është lajmi më i mirë në këtë stinë e mot të mbushur me prapësi. Ky vend që gjakon drej Europës, për të cilin dielli lind nga perëndon, e meriton padyshim një afrim, një hap më shumë drejt integrimit.



Po është interesante ajo çka vihet re. Prej 6 vitesh, qeveria, ajo që është partnerja e zyrtare dhe kryesore e Brukselit, jo vetëm nuk e ka lehtësuar këtë rrugë, por nga viti në vit e ka bërë edhe më të ngushtë, edhe më të rrëpirë, edhe më të siziftë.

Shihni si është situata sot. Duhen plotësuar fillimisht 2 kushte për ta nisur si proces, më pas 7 të tjera për ti celur bisedimet.

Dhe ditën kur del lajmi se Po, negociatat janë çelur, por vështirësitë janë shtuar, kushtet janë edhe më shumë, është pikërisht nxënësi i keq që feston dhe bën arrogantin. Pra kreu i qeverisë.

Dokumenti gjerman mund të ketë shumë interpretime.

Po një gjë dallohet qartë. Aty thuhet në mënyrë ultimative, se nëse kushtet nuk plotësohen, negociatat ndërpriten, kthehen mbrapsht.

Thuhet në mënyrë të pakontestueshme, që ka krizë të fortë politike, dhe kjo çështje duhet zgjidhur.

Po kujt i adresohet kjo urdhëresë. Në thelb, porosia gjermane njeh si përgjegjëse qeverinë. Të gjitha pikat që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit, e me standardet e tjera, e drejtojnë gishtin nga ekzekutivi. Sepse botërisht tashmë dihet se pushteti i Ramës është përtej ekzekutivit, dhe ka të bëjë me gjykatat, ndikon në verdiktet, në fajësinë, pafajësinë, pushimin, vazhdimin e çështjes, në luftën ndaj korrupsionit, në hetimin e krimit zgjedhor, në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e me radhë.

Pushteti i Ramës haset në të gjitha kushtet që ka vendosur Berlini, dhe vendimi gjerman tashmë pranohet gjegjësisht, se është vendimi europian.

Nuk gjen në vijën që ka caktuar tashmë Europa, një kushtëzim, një shteg, një kthinë, që e paska në dorë opozita.

Nisur nga kjo, do të ishte normale, dhe europiane, që reagimi i parë i Edi Ramës, të ishte i ndryshëm, reflektiv. Çdo kryeministri, në këto kushte i kërkohet të dorëzojë arrogancë, kryeneçësi, dhe superpushtet, për hir të vendit. Për fat të keq, fjalët e para të shefit të rilindjes ishin revanshiste, sikur kishte fituar një betejë me kundërshtarët, dhe jo sikur të ishte çelur një portë e vendit e shoqërisë, drejt Brukselit.

Bashkimin Europian e kanë krijuar burra të mençur shumë, me vizion, që kanë parë përtej interesave të tyre dhe kanë dalë mbi ndasi e armiqësi gjakatare, si ajo franko-gjermane.

Dhe nuk është aspak sakrificë, që një udhëheqës i një vendi që pretendon të bëhet pjesë e kësaj familje, të ngrihet mbi konfliktet dhe hasmëritë e brendshme politike.

Sot është fare mirë e qartë një gjë. Nëse negociatat u hapën, edhe pse me 1 mijë halle, ai që ka në dorë t’i ndërpresë ato është kryeministri i vendit. Kësaj përgjegjësie nuk i shmanget dot, sado të përsosur ta ketë aparatin e propagandës.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252