Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake për gjytarin e KPA, Luan Daci.
Me short dosja i ka rënë gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila do të vendosë për fatin e Dacit i cili akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumentave pasi në vitin 1997 ai është shkarkuar për paaftësi në punë nga KLD e kohës.
Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme pretendon se gjyqtari Daci nuk e ka deklaruar largimin nga detyra gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Parlamentar Ad Hoc, në vitin 2017.
Në korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, deri në momentin kur do të ketë një vendim gjyqësor ndaj tij.
Gjithashtu, KPA-ja i kërkoi SPAK-ut dhe Gjykatave të vijojnë me një proces të shpejtë dhe në përputhje me parashikimet e ligjit.