Moderatorja Luana Vjollca është tejet e komentuar nëpër hapësirat rozë mediatike, kryesisht për paraqitjen ekstravagante dhe për ajrin misterioz që shoqëron jetën e saj private. Por le të ndalemi paksa në këtë të fundit.
Luana gjendej ditë më parë sëbashku me motrat, Lirën, Marinën dhe reperin Geotar Selimi në Austri. Megjithatë, ditët e ftohta e të mbushura me dëborë do zgjasnin çuditërisht shumë pak, pasi Luana i është shfaqur së fundmi ndjekësve të saj në Maldive më provokative se kurrë.
Me një palë rroba banjo të kuqe, Luana ka publikuar një foto në Instagram ku shfaq linjat e saj trupore. Nga ç’duket, moderatorja seksi po e shijon me të vërtetë këtë periudhë.
Mirëpo, ne vijojmë të shtrojmë kuriozë pikëpyetjen: Me kë po pushon Luana Vjollca në ishullin e largët e të shtrenjtë të Maldives?