ShowBiz

Nëna e djalit të Drake, “e djeg” në koncertin e reperit (Video)




               Publikuar në : 17:28 - 14/03/19 |
mapo.al

E ëma e djalit të Drake, Sophie Burssaux, ka treguar së fundmi aftësitë e saj të shkëlqyera në kërcim në një koncert të këngëtarit në Paris. Ajo është filmuar nga një tjetër person në zonën VIP, duke kërcyer nën ritmet e këngës “One Dance”. Sophie ka tërhequr vëmendjen në këtë video, e cila është shpërndarë tanimë në rrjet, edhe për shkak të formave të saj fizike.


Ndonëse ajo nuk vijon të jetë e lidhur me reperin e njohur, Sophie shfaqet pothuajse në çdo koncert të tijin. Ata kanë deklaruar se gëzojnë një marrëdhënie të mirë, pikërisht sepse kanë një djalë sëbashku.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas