Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është pikasur jo vetëm për talentin në të kënduar, por edhe për bukurinë. Këtë të fundit mund të thuhet pa frikë se e ka të trashëguar nga prindërit e saj. E teksa Dukagjin Lipa është lakuar shpesh nga mediat vendase rozë, Anesa Lipa ndoshta nuk njihet nga shumë prej jush.
E megjithatë duhet thënë se Anesa është shumë aktive në llogaritë e saj personale nëpër rrjete sociale. Së fundmi, nëna e këngëtares ka publikuar një foto nga e kaluara, në të cilën shihet e veshur me një kostum popullor shqiptar.
Duke treguar lidhjen e ngushtë me origjinën, ajo ka sqaruar për të gjithë ndjekësit e huaj se kostumi popullor mbart të qëndisura prej argjendi dhe se është punuar i gjithi me dorë.
https://www.instagram.com/p/Bx8GqqRA82h/