ShowBizz

Nëna e Rita Orës rrëfen betejën e vështirë me sëmundjen e kancerit






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:35 - 18/10/19 |
mapo.al

E ëma e Rita Orës ka rrëfyer së fundmi si një e mbijetuar e kancerit të gjirit, momentet e para kur iu bë e ditur se vuante nga kjo sëmundje.


Në një intervistë për “Telegraf”, Vera u shpreh se ndjeu frikë për të ardhmen. “Ka qenë një shok i papritur, se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëherë dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj?”-tha Vera.


E ëma e këngëtares së suksesshme u shpreh më tej se ia doli mbanë vetëm falë përkrahjes së familjes, ndërhyrjes së menjëhershme, si dhe vullnetit për të vazhduar jetën.



“Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoi me sukses.


Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”-tha Vera Ora.



Etiketa: ,

Pas