Aktualitet

Nëna e tyre rikthehet pranë stafit mjekësor/ Suprizon Rita Ora dhe e motra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 06/04/20 |
mapo.al

Vera Sahatçiu, nëna e Rita Orës, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe psikiatre e kualifikuar (por që kishte dalë në pension para disa vitesh), do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19. Kthimi në vijën e parë të frontit ka bërë që Vera të marrë lëvdata dhe nga vajzat e saj.



Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”, ka thënë këngëtarja.


Nëna e këngëtares ka thënë për revistës Hello se Rita dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera.

See the source image


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas