Një rast vërtet i habitshëm na vjen nga Lituania. Një nënë 35-vjeçare kishte konsumuar alkool para se të lindte foshnjën e saj, dhe për pasojë edhe foshnja e kishte marrë në sistemin e tij këtë sasi alkooli. Kjo gjë shkakton probleme serioze në sistemin shëndetësor të tij. Mamaja kishte qenë e dehur gjatë lindjes.
Neonatologjistja, Natalia Grigorieva tha se “fëmija peshonte 2.5 kg dhe duket mirë, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me foshnjë në orët në vazhdim”.
Nëna raportohet se është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa fëmija duhet të qëndrojë në spital për disa kohë.