Monday, July 4, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Nëna u vaksinua, por prap u sëmur rëndë’/ Rama-gazetarit: S’të vjen turp

by mapo.al
02/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi ka marrë dozën e tretë të vaksinës në stadiumin Air Albania.

Gjatë kësaj deklarate, Rama është përfshirë në replika të ashpra me gazetarin Erion Skëndo të News24, sepse ky i fundit pyeti për njohjen e imunitetit natyror.

Debati u acarua kur Skëndo sugjeroi se vaksina nuk e ka mbrojtur nënën e tij.

Rama tha se gazetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe “të mos bëjnë spektakël me jetët e njerëzve”, duke e quajtur deklaratën e gazetarit si “injorancë dhe marrëzi”.

Pjesë nga debati:

Gazetari: Ju diskriminoni shtetasit shqiptarë, nuk i pajisni me green pass natyror. I njihni vetëm në pikat e kufirit, ata që hyjnë në doganat shqiptare.

Edi Rama: Ka pyetje tjetër?

Gazetari: Unë jam një nga ata që e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur. Keni diskriminuar një qytetar shqiptar.

Edi Rama: O zotëri, mos krijo konfuzion. Po flasim pë rastet që duhet të vaksinohen. Për të tjerët, është vendimi i qartë. Diskriminimin tënd mund ta sqarojmë kollaj fare, nuk ka nevojë të krijosh konfuzion këtu për popullin.

Gazetari: Jo nuk krijohet konfuzion fare.

Edi Rama: Kështu krijohet konfuzion. Po flasim për vaksinimin. Unë nuk e përjashtova atë, por thashë ne po përballemi me një kategori njerëzish që u besojnë pallavrave të internetit dhe flasin për konspiracion. Prandaj kur flasim për këto, të jemi bashkë. Kur flasim për zbatimin e mekanizmave, fol dhe faleminderit që e ngre si shqetësim. Je vaksinuar ti?

Gazetari: Jo.

Edi Rama: Aha, në rregull. Vaksinohu se nuk do të hysh dot në konferenca shtypi.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmurë rëndë zoti Rama.

Edi Rama: Po si nuk të vjen zor që bën këtë debat këtu në sy të të gjithëve? Si nuk të vjen zor?

Gazetari: E kam kaluar në lëkurë.

Edi Rama: Kjo është injoranca dhe marrëzia që bëhet propagandë. Kjo është injorancë e madhe, sepse është e thënë dhe stërthënë vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ata që kanë sëmundje të rënda, sigurisht vaksina mbase nuk arrin dot tu shpëtojë jetën por shihni shifrat. Sa janë ata që janë vaksinuar dhe mbrohen në mënyrën më të mirë kur infektohen? Është e turpshme kjo sepse bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Ata që kanë një mikrofon nuk mund të bëjnë spektakël me jetën e njerëzve, duhet të jenë të përgjegjshëm. S’të vjen turp!

Tags: Edi RamaErjon Skendovaksinimi

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Koncesioni “Tiranë-Durrës”, po gatuhet një aferë

Një tjetër tender i 'shkëlqyer' në infrastrukturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In