Aktorja shqiptare Eliza Dushku bëri të ditur në premierën e filmit “Mappethorpe”, në muajin janar të këtij viti, se gjendej në pritje të ëmbël. Ajo u fotografua asokohe krah bashkëshortit Peter Palandijan, i cili është 17 vite më i madh se ajo, me të zeza dhe bluzja e ngushtë i tregonte më së miri shtatzëninë.
Sot, Eliza vendosi të ndajë në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Kemi dashuri për çdokënd”, ka shkruar aktorja krahas fotografive ku shfaqet krejtësisht natyrale dhe e patrukuar.