Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, raportohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.
Kjo ishte një lëvizje surprizë e Florian Tahirit, i cili ka punuar për vite me radhë në institucionin e qeverisjes vendore. Ajo që e bën edhe më surprizuese dorëheqjen e nënkryetarit të bashkisë Durrës, është pikërisht fakti se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.
I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.
Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sonte në orën 20:00 ku do të analizojë dhe japë aprovimin për listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga ana tjetër, LSI publikoi gjatë paradites së sotme listën e kandidatëve për deputetë. Vetë Monika Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, pikërisht në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
LEXO EDHE:
Zgjedhjet e 25 prillit – Kryemadhi publikon listën e kandidatëve të LSI-së