Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu firmosi sot një marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përkatësisht me Drejtorin e OBSH për Europën Dr. Hans Kluge.
Bëhet fjalë për mbështetje nga OBSH për përmirësimin e aksesit në shërbimet thelbësore, forcimin e kapaciteteve për të parandaluar dhe kontrolluar epidemitë, si dhe për të forcuar akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin, si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit.
Gjatë konferencës së përbashkët me Kluge, Manastirliu gjithashtu foli për masat e ndërmarra në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.
Ndërkohë, OBSH-në e cilësoi partner strategjik, qoftë në nivel të mbështetjes teknike dhe gjithashtu strategjike.
“Udhëzimet e OBSH kanë qënë një udhërrëfyes për vendimmarrjet e Komitetit Teknik të Ekspertëve strukturë e cila funksionon prej muajit Janar dhe që ka drejtuar vendimmarrjet e qeverisë në përballje me këtë epidemi”, tha Manastirliu.