Aktualitet

Nëpunësit, ja si raportohet për konflikt interesi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 12/03/12 |
mapo.al

Projektligji i ri për nëpunësin civil detyron shmangien nga çdo konflikt interesi ndërmjet interesit të tij privat dhe interesit publik në ushtrimin e detyrës në shërbimin civil. Por regjimi juridik i konfliktit të interesit përcaktohet sipas ligjit të posaçëm. Përveç sa parashikohet nga ligji i posaçëm, nëpunësi civil, sipas draftit të ri, nuk mund të jetë anëtar i strukturave, i organeve drejtuese apo punëmarrës i një partie politike apo një organizate jofitimprurëse, pa anëtarësi të krijuar nga një parti politike. Gjithashtu, nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik përveç atyre të lidhura apo pjesë e ushtrimit të detyrës në shërbimin civil. Nëpunësi civil ka detyrimin të informojë paraprakisht eprorin e tij për çdo veprimtari me pagesë, që kryen jashtë detyrës së tij në shërbimin civil dhe mund të kryejë një veprimtari të tillë vetëm me lejen me shkrim të institucionit. Nëpunësi civil ka detyrimin të informojë pa vonesë eprorin e tij, në rast dyshimi për një konflikt interesi dhe të zbatojë urdhërimet e institucionit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ligji detyron nëpunësin të deklarojë interesat private dhe pasurinë sipas ligjit.






1















Pas