Kryesore

Neritan Liçaj: Të mos lejojmë nisjen e punimeve për Teatrin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 20/05/20 |
mapo.al

Në fjalën e tij para të pranishmëve në protestën e Teatrit, Neritan Liçaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth kauzës së Teatrit pasi ai është tempulli i lirisë dhe demokracisë.


Ai i bëri apel institucioneve të drejtësisë që të vënë drejtësinë në vend dhe të dënojnë ata që “pushkatuan” teatrtin.


Ndërsa theksoi se historia do ta dënojë këtë turp të kryeminsitrit Edi Rama dhe shpurës së tij


“Ne jemi shqiptarë dhe thërrasim në këtë kauzë të gjithë shqiptarët që të fillojmë dhe ne të bëhemi si gjithë Europa dhe besoj se vend më të mirë se Teatri nuk ka. Teatri është ai vend ku gjithëkush shikon brenda vetes se çfarë ka bërë mirë dhe çfarë keq. Do të doja nga të gjithë ju që tashmë na keni besuar në çështjen tonë, që të fillojmë të gjithë dhe të shprehemi.


Ne atë shesh të bukur e quajtëm sheshi i lirisë sepse aty i thonim gjërat në sy njëri-tjetrit. Insitucionet sot duhet të analizojnë ata që pushkatuan teatrtin Kombëtar. Prandsaj sot kjo drejtsësi ti japë drejtësi atij shpirti të pushkatuar. Unë do t’i bëj thirrje çdo shqiptari që mos mendojë deri ke pragu i shtëpisë së vet sepse aty nuk mbaron bota shqiptare aty fillon bota shqiptare. Rama kishte një çështje personale me teatrin dhe këtë e pranoi vetë dhe e prishi, por ky ishte një turp dhe për këtë do ta dënojë historia, por ne do të vazhdojmë përpara.

Rezistenca jonë ka qenë një proces hap pas hapi. Ne nuk kemi qëllime politike, nuk kemi skenare. Në i përgjigjemi situatave që ndodhin. Ne duam që mos nisë rindërtimi sepse ai do të jetë ekzekutimi përfundimtar. Sepse nëse nis, aty nuk do të kisha më kauzë, aty do mbaronte kauza ime, por si Neritan unë do të mbetem një qytetar i mirë që do shprehem si qytetar i thjeshtë dhe jo në vetë të parë”, deklaroi Liçaj.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas