ShowBiz

Nëse doni të dobësoheni, shihni filma horror!






               Publikuar në : 11:49 - 07/02/19 |
mapo.al

Nëse ndiheni si mos më keq që pas picës hëngrët (oh sa shumë) çokollatë, merrni pultin dhe ndizni televizorin.


Studiuesit e Universitetit të Westminster zbuluan një lidhje midis rrahjeve të zemrës së një njeriu gjatë kohës që sheh një film horror dhe humbjes së kalorive.

Para kësaj,na lini t’ju themi se keni bërë kaq gabim nëse s’e keni përfunduar filmin gjer në fund!

Nga eksperimentet, rezultoi se një film horror prej 90 minutash ju ndihmon të digjni rreth 113 kalori, që janë njësoj me ato që digjen në 15 minuta vrap, ose 30 minuta ecje.

Gjatë kohës që ju shihni filmin e frikëshëm, gjaku qarkullon më shpejt dhe trupi juaj përjeton adrenalinën. Diçka e tillë minimizon urinë! Krejt papritur flakni tutje kokoshkat!

Më parë thamë se mesatarja e kalorive të humbura ishte 113, por mos harroni se ka disa filma me të cilët mund të humbisni edhe më.

RANDOM

Përshembull me:

  1. The Shining- 184 kalori
  2. Jaws- 161 kalori
  3. The Exorcist-158 kalori

Këto 3 filma kanë më shumë skena të frikshme që përshpejtojnë rrahjet e zemrës, ju japin më shumë adrenalinë dhe në përfundim, ju digjni kalori.

Vetëm mos harroni që ky studim është bazuar tek numri i kalorive që mund të digjni. Kështu që nëse doni ta provoni, mbajini larg divanit patatinat, çokollatat dhe çdo ushqim tjetër të shpejtë.

Dhe mos mbyllni sytë! Kujtoni që sa më shumë të trembeni aq më shpejt kilogramët zhduken!


Etiketa: , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. NE TE VERTET SFIDAT TE VESHTIRA PER TE REALIZU DICKA ESHTE TEPER E FRIKSHME SE MUNDOHESH ME BO DICKA QE VERTET JANE DRAMATIKE ” ATO JANE PJESE SHIKUESE PER TELESHIKUSIT ,POR PA I BERE ATO SKENA NEPER SIPERFAQESORE AMBJENT . .CDO FILM KA NJE BUKURI GJITHCKA ESHTE E VESHTIRE ,ASGJE NUK ESHTE E LEHTE .SPEKTE .

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas