Thursday, June 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nëse duhet, i ndalojmë makinat edhe të Martën

by mapo.al
26/05/2020
in Kryesore
0

Një propozim i Edi Ramës, nga forumi ku ai merr tashmë vendimet, më saktë shpall dekretet, pra nga kompjuteri ku është lidhur me live-stream të Facebook, se ka ndërmend që nga Tetori deri në Mars të ndalojë qarkullimin e makinave ditën e Dielë, solli në shportën e rilindjes mollët që ai shpresonte.

Debat dhe reagime. I madh e i vogël ranë kryengulthi në këtë karrem, dhe prej dy ditësh po diskutohet jo pak.

Rama tashmë e ngriti rrjetën dhe mbroth ngjan se i ka shkuar. Ai e di mirë ku janë limeret e opinionit dhe i gjuan deri në skutat më të errëta.

Duhet dhe është e vlefshme çdo temë, provokim dhe nxitje në rrjet e media, që largon vemendjen nga Teatri, nga rënia tragjike e konsumit pas 2 muajsh mbyllje, nga realiteti i trishtë i pandemisë ekonomike ku ndihma e ububushme e qeverisë që ishte një mal në propagandë, po del një thërrime në jetën e përditshme.

Në veçanti, lypset një amnezi urgjente për të sfumuar rrënojat e godinës që mori me vete imazhin e kuruar me shumë vite e me shumë financime, të një kryeministri artist, të një rock-stari që gjasme po transformonte krejt vendin, pasi kishte ngjyrosur Tiranën, si kryetar Bashkie.

Këtë e tha media më prestigjioze e botës, e theksoi “Le Monde”, dhe e vuri thekshëm në dukje deputeti gjerman Schmid, duke pohuar se rrënimi i Teatrit në paligjshmëri dhe në dhunë, nuk pritej sidomos nga një artist. Me siguri, prej këtij konstatimi, sëmbimet do kenë qënë të rënda tek shefi i rilindjes, i cili ja ka dalë që me këtë imazh, me këtë fasadë, të hajë bukë gjatë në politikë, e të sigurojë shumë mbështetje ndërkombëtare.

Ndaj, ai është gati të propozojë ndalimin e qarkullimit me makinë edhe të Martën, apo ditën e Shën Gjonit, vetëm e vetëm që një ndezulli e re të marrë hov, e të harrohet rrënimi politik, kredencialet që u rroposën e copëtuan më keq se rekuizita e Teatrit Kombëtar.

Çdokush e di se as e Diela që dekretoi nga Facebook, dhe as e Marta nëse i teket, për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve, nuk ka për të funksionuar. Makina është instrument lirie, është mjet pune, dhe është pjesë e një zinxhiri të pafund ekonomie në vend.

S’ka për t’u zbatuar asnjë ditë. Siç nuk po merren në konsideratë e po shpërfillen masivisht edhe kufizimet për fundjavat, që ai i heq dhe i vë, sipas oreksit. Por, një rezultat po e merr gjithsesi. Atë çka dëshiron. Të flitet për të, dhe jo për ato çka ai bën.

Mapo.al

Tags: Edi RamaNdalimi i makinavepropagandateatri

JU SUGJEROJME

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person

22/06/2022
Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
Bota

Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

22/06/2022
“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re
Arkiva 2

“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re

22/06/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

“Shefat i nxjerrin policët në aksion, vetë janë te listë-pagesa e bandave”

22/06/2022
Next Post
Vaksina kundër Covid-19, mblidhen 9,5 bilion €

Vaksina kundër Covid-19, mblidhen 9,5 bilion €

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person
  • Paralajmërimi i Microsoft: 42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse
  • “Në 7 korrik do të thërrasim protestë kombëtare”, paralajmërimi i Berishës
  • “Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”, Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re
  • Koulibaly: Jam i sigurt që Napoli bën gjithçka që të luftojë për titullin kampion



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In