Aktualitet

‘’Nëse janë 400 milionë €, jap dorëheqjen’’/ Tabaku publikon videon: Rama të mbajë fjalën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:02 - 07/07/20 |
mapo.al

“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”.
Janë këto fjalë të kryeministrit Edi Rama gjatë një debati në Kuvend për inceneratorët kur brenda tij ishte edhe Partia Demokratike.


Rama shprehej i vendosur atëherë se kostot e ndërtimit të inceneratorëve nuk ishin ato që pretendonte opozita dhe se nuk ishin paguar miliona euro nga paratë e taksapaguesve për kompanitë që administrojnë këto inceneratorë me procedura të dyshimta.


Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku pas investigimit të BIRN i cili konstatoi shkeljet nga qeveria për dhënien e koncesionit të përpunimit të mbetjeve për inceneratorin të Tiranës, me një vlerë totale ndërtimi prej 430 milionë eurosh, i ka kërkuar Edi Ramës të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.


STATUSI NGA JORIDA TABAKU


Ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!👇


Etiketa: , ,

Pas