Sunday, May 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nëse keni probleme me tretjen konsumoni më shumë fibër

by ro ot
21/11/2021
in Shëndeti
0

Fibra është një element thelbësor i një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Pavarësisht domosdoshmërisë së saj, njerëzit nuk marrin sasi të mjaftueshme ditore të fibrës.

Prania e saj në organizëm është thelbësore për tretjen por edhe kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrës së trashë.

Fibra gjendet tek disa ushqime siç janë: frutat, perimet, legumet dhe drithi i plotë.

Çfarë Është Fibra?

Fibra është një karbohidrat kompleks (një lloj sheqeri) por krejt ndryshe nga karbohidratet e tjera që shpërbëhen në organizëm në formën e glukozës.

Fibra gjendet në dy forma: e tretshme dhe jo e tretshme.

Fibra e tretshme gjendet tek tërshëra, elbi, fasulet, drithërat e plotë, arrorët, farat, frutat dhe perimet.

Ajo tretet në stomak në formë xhelatinoze dhe siguron që grimcat ushqimore të përthithen më ngadalë duke penguar luhatjet e sheqernave në gjak.

Fibra e patretshme nga ana tejtër përthith lëngjet duke lehtësuar jashtëqitjen dhe penguar konstipacionin.

Ajo gjendet tek drithërat e plotë, frutat, perimet dhe arrorët.

Sasia e Nevojshme e Fibrës Për Shëndetin e Mirë

Një fetë bukë me drith të plotë ofron 4 gramë fibër.

Një lugë gjelle me copa frutash apo perimesh ofron 1 gramë fibër, ndërsa arrorët dhe farat përmbajnë mbi 2 gramë.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 5 racioneve me fruta dhe perime në ditë për të plotësuar nevojat për fibër.

Udhëzimet e ekspertëve tregojnë se njeriu duhet të konsumojë 30 gramë fibër në ditë.

Përse Duhet Të Hani Drithëra Të Plota

Drithërat e plota treten më ngadalë se ato që janë të përpunuar.

Ekspertët tregojnë se stomaku i njeriut e tret më ngadalë një panine me drith të plotë se një panine normale me miell të bardhë.

Për më tepër, produktet e përgatitura me karbohidrate të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha yndyrnash dhe sheqeri.

Ato të ngopin me vështirësi dhe rrjedhimisht bëjnë që njeriu të shtojë më shumë në peshë.

Fibra nga ana tjetër është një aleate shumë e mirë.

Ajo jo vetëm që të ngop dhe përmirëson tretjen por edhe ndihmon kundër mbipeshës dhe kancerit të zorrës së trashë.

Tags: dobifibraprobleme me tretjenshendet

JU SUGJEROJME

Katër simptomat paradoksale që shkaktojnë stres
Shëndeti

Katër simptomat paradoksale që shkaktojnë stres

22/05/2022
Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve
Shëndeti

Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve

20/05/2022
Çfarë është lia e majmunëve, sëmundja e rrallë që po përhapet në Europë dhe a duhet të shqetësohemi?
Kryesore

Çfarë është lia e majmunëve, sëmundja e rrallë që po përhapet në Europë dhe a duhet të shqetësohemi?

20/05/2022
Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët
Shëndeti

Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët

18/05/2022
Next Post
Ja çfarë ndodh me trurin e një njeriu të varur nga alkooli

Ja çfarë ndodh me trurin e një njeriu të varur nga alkooli

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Cikli i refleksioneve të Erl Kodrës/ Çfarë përfaqëson lidershipi e tre partive kryesore në Shqipëri?
  • Interi shënon tre gola “rrufe” ndaj Sampdorias
  • Sinoptikanët parashikojnë mot me stuhi dhe breshër
  • Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
  • Qëllon me elektroshok një motorist, polici mer flakë në një pikë karburanti



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In