Pritja e gjatë e reperit Ledri Vula dhe e partneres së tij Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të foshnjës ka marrë fund ditën e djeshme, kur Sara ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.
Këtë lajm të bukur e ka konfirmuar Ledri, i cili publikoi një foto nga spitali teksa mban dorën e Sarës duke shkruar vetëm datën e djeshme: 14.12.2020.
Sigurisht kjo datë ka ndryshuar përgjithmonë jetën e tyre dhe ne mezi po presim t’i shohim të tre së bashku.
View this post on Instagram
Menjëherë në foton e publikuar kanë nisur komentet e pafundme nga miqtë dhe fansat, të cilët kanë uruar çiftin me fjalët më të bukur.
Por, Tayna përveç urimit, ka vënë në dukje se kanë lindur të dyja në një datë, si ajo edhe vajza e Ledrit.
“Ditëlindjen me mua! Urime! Jetë të gjatë dhe të lumtur!”– ka shkruar reperja.
Ditën e djeshme ajo mbushi 24 vjeç dhe me atë rast organizoi një super festë me familjarët dhe miqtë e afët.
Ndërkohë Ledri dhe Sara nuk na e kanë zbuluar ende emrin e vajzës së tyre, por kurioziteti është i madh. Ashtu siç dihej, e vogla e tyre ka ardhur në jetë në Gjermani, ku çifti ishte shpërngulur pak javë më parë.