Nëse po ankoheni për punën që bëni, shikoni këto foto. Ato tregojnë atë që njihet si puna më e keqe në botë.
Bëhet fjalë për pastruesit e pusetave në Indi dhe Bangladesh.
Edhe pse marrin vetëm 100 euro në muaj, ata futen në mes të ujërave të zeza.
Por ata rrezikojnë jetën duke bërë këtë punë. Një person humb jetën çdo pesë ditë në Indi duke bërë këtë punë. Pavarësisht se qeveria e ka ndaluar si profesion, ata vazhdojnë të punojnë pasi pusetat përmbyten shpesh.
Kjo ka bërë që në vend të shpërthejnë protestat për shtimin e numrit të vdekjeve në punë nga familjarët e viktimave.