Nëse s’do rebelohen njerëzit ketë mund ta bëjnë zhapikët, bullarët..

Nga Agron Gjekmarkaj

Pak muaj më parë për çudi të madhit Zot, Kryetari i Kuvendit i frymëzuar nga një “krenari kombëtare” ilozacioniste si në kohet e vjetra i që përveshur Holandës me qortime moraliste !! Ishte koha kur një grup faktmbledhës i parlamentit holandez po merrte kontakte në vend mbi të cilat do të informonte qeverinë e vet mbi vendimet që ajo duhej të merrte ndaj procesit të integrimit!



Gjuha ishte ajo që Partia ku Ruçi pat shërbyer si Sekretar i Parë në Tepelenë përdorte ndaj shoqërive borgjezo-revizioniste, të krimbura nga droga dhe tamahqarllëku i grave të përgjithshme e denjë për rapsodët ideologjik të Salarisë ! U tha, veset i gjetëm në mesin tuaj, kanabisin, krimin e lezetet e mishit! Madje kur i shqiptoi me zë kumbues, pa nja dy a tri herë në drejtim të kamerës plot zenit si për të thënë, ja se kush ju bën terbiet ju !! Të shumtë ishin ata që pyesnin ky Ruçi që e mban veten për namuzqar e zamanli si nuk e ngri zërin kur, Ati i Rilindjes fshinte profesorët e shkolluar në perëndim dhe në vendin e tyre caktoheshin dordomuzë me precedent penal për në Kuvend e bashki, ku bashkë me kumbare e vëllamë të hurit dhe litarit u punon qindin zgjedhjeve, duke blerë, shitur e dhunuar dinjitetin e qytetarit shqiptar! Po kaq të tjerë mendueshëm pëshpëritnin pse Ish-ministri i brendshëm i diktaturës , nuk i qortoi pasardhësit të dalë nga organizata e Rilindjes, kur vendi mbushej e mbushet me kanabis duke u shndërruar në projektin politik me kriminal ne historinë e shtetit dhe të Europës?!

Ndonjë pikëllueshëm pyet pse Kryeparlamentari nuk sokelliu kundër paralizimit të shtetit të së drejtës, mungesës së gjykatave themelore!! Kureshtaret të cilëve dhembi u shkon tek xhepi të murrëtyer thonë pse shoku Gramoz nuk u ngrit asnjëherë kundër plaçkitjes së ekonomisë, koncesioneve dhe qareve të cilat rrjedhin e pikojnë prej tyre?! Prej muajsh vendi është zhytur në më të rënden e krizave ! Qeveria me këmbëngulje despotike ja ka dalë të detyroje opozitën të dalë nga sistemi sepse aty brenda ka vdekur fjala dhe vendin e tij e ka zëne korrupsioni i veshur me kërcenim!! Shoku Gramoz me eksperiencën e gjatë politike, nuk ka dëshmuar asnjë tolerancë, asnjë përpjekje për zbutur gjuhën e urrejtjes e gjetur një zgjidhje !! Përkundrazi dyfekun me gjalmë , brucën mbi supe dhe në llogore zjarr e helm kundër gjysmës se shqiptareve se paku!! Po ama kundër Holandës që hazër xhevap, me trim se këshilltaret e Hekalit para gjermaneve!

Holandezet e ngratë të cilët e kanë të fortë instinktin e institucioneve dhe te demokracisë, të lirisë që pranon shume ideologji dhe jo lirinë e ideologjisë së vetme, besimin e kontrollit të shtetit mbi krimin dhe jo të krimit mbi shtetin, qe nuk i vjedh zgjedhjet por i bën ato demokratike, që me gjykata te pavarura jep drejtësi pa urdhër të Kryeministrit, që opozitën nuk e trajton si “armikun e popullit” por si ndërgjegjen e tij po i kërkojnë qeverisë shqiptare pikërisht të ndërtojnë mbi ketë tokë diçka minimale që tu ngjajë shteteve të tjera të kontinentit ! Paskëtaj t’i thonë aferim hajde ti hapim negociatat!! Çudia s’ka te sosur , Kryeministri vazhdon e thotë sikur bë propagande në Mbrostar apo Shijak që nëse Holandezet thonë jo qenka problemi atyre dhe jo i yni!

Ky është leksioni i tij i madh etik i mullixhiut që bluan kanabisin e Rilindjes ndaj Vendit të mullinjve! Një ditë nëse nuk rebelohen njerëzit ndaj fyerjes së inteligjencës ketë mund ta bëjnë zhapikët, bullaret, lopët, kuajt etj!!! Sigurisht nuk është deklarata hijerënde e plot zulme e Ruçit ajo që i nxit Holandezet të jenë kaq qejfprishur e zemërthyer me “po-në” ndaj Shqipërisë, por mënyra si Rama dhe Ruçi me sejmenë e kanë qeverisur, veshur e mbathur vendin sebashku me çiripupët e tyre të cilët dinë çdo hile dhe urrejnë çdo rregull teksa dashurojnë çdo përfitim!! Pas 9 kushteve trupëzuese që vuri Gjermania për Edi Ramën edhe Holanda duket sikur po hedh ujë në entuziazmin e shoqërisë shqiptare për integrim! Vuajtjet historike të saj e meritojnë hapjen, qeveria aktuale kurrsesi jo! Por në fund qeverisë i intereson propaganda për Europën dhe jo ajo vetë sepse vetëm kështu dominohet pashallëku ku pushteti , fitimi dhe korrupsioni mbeten absolut !!! Integrimi e relativizon absolutizmin po ne s’ka ç’na duhet Europa , le të na rroje shoku Gramoz dhe shoku Edi që hedhun valle në goje të ujkut! Ata janë thesi i duhur për kokat tona më qoshe!!!

Burimi: Panorama.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252