Kryesore

‘Nëse vjen Basha, s’ta marrim përsipër’ – Berisha: Rama kërkoi garanci nga Dokle dhe Koka në Durrës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 25/09/20 |
mapo.al

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar në ‘Zonë e Lirë’ situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.  Berisha, tha se Rama do të kandidonte në Durrës në zgjedhjet e ardhshme por më pas ka vendosur të kandidojë në Vlorë, sa mori vesh që në atë qytet do kandidonte edhe kreu i PD, Lulzim Basha.


Sipas ish-kryeministrit, Rama ka kërkuar garanci nga Lefter Koka dhe Indrit Dokle në Durrës për fushatën, por ata nuk ja kanë dhënë sepse e dinë që në Durrës është i humbur po kandidoi përballë Bashës.


‘Edi Rama po bën ato qe bën udhëheqësi i Taxhikistanit, që ndryshon Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Nuk po e bën me zgjedhje mandati, por me grabitje, po përpiqet të grabisë mandate me Kushtetutë.


Një variant është se partia e parë e fiton deputetin me 2500 vota, partia e dytë me 10 mijë vota. Kjo do të thotë se këto janë zgjedhje antikushtetuese.


Edi Rama del i fundosur. Rama iku nga Durrësi se mori vesh që do të shkonte Basha. Bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër, dhe i thanë je i pashpresë. Thonë se ata i thanë, nëse këtu vjen Basha s’ta marrim përsipër’, tha Berisha.



Etiketa: , , , , , ,

Pas